LUFTIM m.

  • 1. Veprimi sipas kuptimeve te foljeve LUFTOJ, LUFTOHEM. Luftimi i sëmundjeve. Luftimi i zakoneve prapanike.
  • 2. Ndeshje e armatosur e forcave luftarake në një vend a hapësirë të caktuar. Luftim i ashpër (i përgjakshëm). Luftim ajror (tokësor, detar). Luftim mbrojtës (sulmues). Urdhri i luftimit. Në formacion luftimi. E nxori jashtë luftimit e bën që të mos jetë më në gjendje të luftojë. Për luftim! komandë ushtarake që jepet kur luftëtarët duhet të jenë gati për t'u hedhur në luftë.
  • 3. Ndeshja që zhvillohet ndërmjet dy a më shumë njerëzve në një garë sportive. Luftim me shpatë. Luftim në tabelën e basketbollit.
  • 4. vet. Rrahje të forta të zemrës; dhimbje e thellë, që shfaqet me rrahje të rregullta. Luftimet e zemrës. Luftimet e plagës.