LUGËS I m.

  • 1. Sqepar me presë të harkuar, që përdoret për të gdhendur drurin për bucela, për lugje etj.; thikë e lakuar që përdoret për të gdhendur pjesë të thelluara në dru, për të bërë lugë etj. Gdhend me lugës.
  • 2. Rende e përkulur. Lugësi i kungullit.
  • 3. Vegël e metaltë, me një lopatëz të lugët, që përdoret për të kruar magjen nëpër qoshet; kruese. Lugësi i magjes.


LUGËS II m.

  • 1. Kuti e posaçme prej druri, që varet në mur dhe shërben për të mbajtur lugët, mbajtëse lugësh, farashë. Lugës druri. Vë në lugës.
  • 2. Mbathësi i këpucëve.
  • 3. Lugë e madhe, qepshe, garuzhdë. E ndau gjellën me lugës.
  • 4. përb. Lugëlëngës, sahanlëpirës. Lugësit e Ballit Kombëtar.


LUGËS III m. zool.

  • Sqeplugë.


LUGËS mb.

  • I lugët. Sqepar lugës. Thikë lugëse.