LUHATEM vetv.

  • 1. Lëkundem sa andej-këtej; përkundem, tundem. Luhaten fëmijët në shilarth (në kolovajzë). Luhatet si i dehur.
  • 2. vet. veta III. Tundet lehtë diçka; lëviz lehtë në ajër. Luhatet flaka (drita). Luhaten lulet (gjethet).
  • 3. fig. Nuk qëndroj i patundur në një mendim, në një vendim etj., tregohem i pavendosur, lëkundem; e kam si me mëdyshje për të bërë diçka. Nisi të luhatej. Luhatet në mendime.
  • 4. vet. veta III fig. Ndryshon a lëviz diçka brenda disa caqeve, është e paqëndrueshme; lëkundet. Luhaten çmimet. Luhatet temperatura.
  • 5. Pës. e LUHAT.