LUKSOZ mb.

  • Që ka shkëlqim të tepruar e madhështi të jashtme; që shquhet nga luksi në mënyrën e jetesës, në veshje, në stoli etj., që ka luks. Pallat (sallon) luksoz. Shtëpi (vile) luksoze. Veshje luksoze. Qilim luksoz. Jetë luksoze.