LULËZOJ jokal.

  • 1. vet. veta III. Çel lule; end (për bimët ). Lulëzoi qershia (molla, dardha, pjeshka). Lulëzuan ullinjtë. Lulëzoi trëndafili (karafili).
  • 2. vet. veta III. Mbushet me lule; ka bukuri të madhe, hijeshohet nga lulet e nga gjelbërimi. Lulëzuan fushat (kopshtet, livadhet). Lulëzoi natyra.
  • 3. kal. fig. E bëj të bukur dikë a diçka, i jap pamje shumë të bukur, e zbukuroj. E kemi lulëzuar vendin. E lulëzoi çupën (nusen).
  • 4. vet. veta III fig. Zhvillohet shpejt e mirë ecën shumë mbarë, përpara. Lulëzon ekonomia. Lulëzon vendi.