lulekupë
LULEKUPË f. bot.
- Bimë barishtore zbukuruese, me kërcej mbi gjysmë metri të lartë, me tri-katër gjethe të trasha, të gjera e heshtake dhe me zhardhok në rrënjë, e cila nxjerr vetëm një lule në trajtë kupe në çdo kërcell, pa erë e zakonisht në ngjyrë të kuqe, të verdhë ose të bardhë; tulipan. Lulekupë e kuqe (e verdhë, e bardhë).