lum
LUM pj.
- Përdoret kur shprehim ngazëllim për diçka ose kur i shprehim kënaqësinë a përgëzimin një njeriu të lumtur; kund. mjerë. Lum ti! Lum nëna! Lum e lum për këto ditë të bardha! Si lum ai! Lum kush të rrojë!
LUM mb.
- 1. I lumtur. I lumi ti. E lumja nënë. Të lumët ne. Ishte fort i lum. E bëri të lume.
- 2. fig. Fatlumtur; i bekuar. Vend i lum. Tokë e lume. Ditë të lume. Jetë e lume.
- 3. si em. ~E, JA (e) f. euf. Lia. I doli e lumja. E preu e lumja.