LUMTUR mb.

  • 1. Që i ka të gjitha të mirat, që është shumë i kënaqur e i gëzuar në jetë e në punë, që jeton në lumturi; fatbardhë; kund. i mjerë. Njeri i lumtur. Vajzë (nënë) e lumtur. Fëmijë (prindër) të lumtur. Rini (fëmijëri) e lumtur. I lumtur si fëmijë. E bëri të lumtur dikë. Rronte i lumtur. Qofsh i lumtur! ur.
  • 2. Që është i mbushur me lumturi; që të jep lumturi kund. i mjerë. Jetë e lumtur. Vite (ditë, çaste) të lumtura. E ardhmja e lumtur. Kam fatin e lumtur që jam midis jush.
  • 3. Përd. em. sipas kuptimit 1 të mbiemrit.