LUSTROJ kal.

  • 1. I jap shkëlqim një sendi, duke e lyer e duke e fërkuar nga jashtë me diçka, ia bëj sipërfaqen të shkëlqyeshme. Lustroj mobiliet (dyshemenë). Lustroj këpucët (çizmet). Lustroj me furçë.
  • 2. fig. keq. E paraqit diçka me ngjyra të bukura, e zbukuroj për të fshehur të vërtetën e për të mashtruar të tjerët. E lustroj gjendjen.