lustrues
LUSTRUES m.
- 1. Ai që lustron diçka. Lustrues mobiliesh. Lustrues parketi.
- 2. tek. Vegël që shërben për të lustruar. Lëvizja e lustruesit.
- 3. fig. keq. Ai që e paraqit diçka me ngjyra të bukura, ai që e zbukuron diçka për të fshehur të vërtetën e për të mashtruar të tjerët.
LUSTRUES mb.
- Që shërben për t'i dhënë shkëlqim diçkaje, që përdoret për të lustruar. Makinë (furçë) lustruese. Lëndë lustruese.