luzmë
LUZMË f.
- 1. blet. Tufa e bletëve së bashku me matkën, që ikin nga zgjoi kur është shtuar për t'ia lënë vendin bletës së re; grumbulli i bletëve që roitin nga zgjoi, roj, shemë. Luzmë blete.
- 2. edhe fig. Shumicë njerëzish, grumbull, turmë; mizëri; sasi e madhe e diçkaje. Luzmë njerëzish. Luzmë mizash (harrjesh, grerëzash). Luzmë dyshimesh.
- 3. si ndajf. Grumbull. U mblodhën luzmë.