lyer
LYER mb.
- 1. Që është lyer me bojë a me një lëndë tjetër të lëngshme ose të butë. Me faqe (me buzë) të lyera. Mure të lyera. Shtëpi e lyer. Dollap i lyer. Këpucë të lyera.
- 2. Që është zhytur e është njomur në një lëng; i fëlliqur, i përlyer. Me rroba të lyera. Me duar të lyera.
- 3. fig. keq. Që është njollosur nga ana morale; që ka marrë pjesë në diçka të keqe, i përlyer, i fëlliqur. Njeri i lyer. Rrinte si i lyer.