lyrë
LYRË f.
- 1. Dhjami, gjalpi a vaji që përdoren si ushqim; pjesa e sipërme e gjellëtores që ka më shumë yndyrë; yndyrë. Lyrë bimore (shtazore). Lyra e gjellës (e mishit). Gjellë pa lyrë. I hedh lyrë gjellës. Skuq me pak lyrë. Ka shumë lyrë. Del (kullon) lyra. I merr (i heq) lyrën.
- 2. Yndyrë që del mbi lëkurë te njerëzit e kafshët; papastërti e lyrshme në leshin e bagëtive, në flokët e njerëzve, në rrobat etj.; lerë. Lyra e lëkurës (e flokëve, e leshit). Lëshon lyrë. I heq (i pastroj) lyrën.
- 3. fig. bised. Shije, kripë. Shaka pa lyrë. Njeri pa lyrë njeri i shpërlarë. Ka lyrë dikush. I doli lyra dikujt i doli kripa a lezeti, u bë i shpëlarë.
- Shkoi lyrë leshi dikush a diçka vajti dëm diçka, shkoi kot; u muar me qafë kot dikush.