mëkoj
MËKOJ kal.
- 1. Ushqej dikë që nuk mund të hajë vetë (një foshnjë, një të sëmurë etj.), koj. Mëkoj fëmijën (të sëmurin). Mëkoj zogun. Mëkoj me lugë. Mëkoj me bukë (me qumësht).
- 2. I jap sisë foshnjës, ushqej me gji; koj. Mëkon foshnjën.
- 3. fig. E ushqej dikë vazhdimisht me ide, pikëpamje etj. që e ndihmojnë të edukohet, të brumoset a të zhvillohet. E mëkon me dashurinë për Atdheun (me ide përparimtare, me ideologjinë e klasës punëtore).