mëlçi
MËLÇI f.
- 1. anat. Organ i brendshëm i njeriut dhe i disa kafshëve, me ngjyrë të kuqe të mbyllët, që gjendet në anën e djathtë të pjesës së sipërme të hapësirës së barkut, nën diafragmë dhe që kryen funksione të rëndësishme për formimin e gjakut, për prodhimin e lëngut të tëmblit etj., mëlçia e zezë; ky organ i disa kafshëve, që përdoret si ushqim. Mëlçi qengji (viçi). Mëlçi të pjekura (të skuqura). Sëmundja e mëlçisë. Gëlbaza e mëlçisë. mjek. Vuan nga mëlçia vuan nga sëmundja në mëlçi. Për mëlçi ther kaun. fj. u. për një punë a gjë të vogël, prish një punë a gjë të madhe. Të ngrënça mëlçinë! mallk.
- 2. bised. Mushkëri. Mëlçia e bardhë. Ia nxori qengjit mëlçitë.
- Mëlçi (zorrë) derri shih te DERR,~I. Na hëngri mëlçinë na lodhi e na mërziti shumë, nuk e durojmë dot më, na breu. Ia vari ujkut mëlçitë në qafë iron. shih te VAR. I ka ardhur mëlçia në grykë nuk e duron dot më; s'mban dot. E ruan si qeni mëlçitë (si qeni mishin) iron. shih te QEN,~I.