MËLCOJ kal. bised.

  • 1. E bëj diçka të ëmbël, ëmbëlsoj. E mëlcoi me sheqer.
  • 2. fig. Ia pakësoj a ia zbut dhembjen, e ëmbëlsoj. Mëllaga (qepa) ia mëlcoi plagën.
  • 3. fig. Shkoj briskun në rrip për ta bërë shumë të mprehtë që të mos më shkaktojë dhembje kur rruhem. Berberi e mëlcoi briskun.
  • 4. jokal. vet. veta III (me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. dhanore). Më ther pak diku në trup, më shpon, me sëmbon diku mbyturazi. Më mëlcon në brinjë (në krah).