MËNDAFSH m.

  • 1. Fije të holla dhe të ndritshme që nxirren nga fshikëza e një lloj krimbi dhe që përdoren; zakonisht për pëlhura të holla e për endje të tjera. Mëndafsh natyror. Mëndafsh artificial fije të holla që nxirren nga celuloza dhe që përdoren për pëlhura etj. Mëndafsh i punuar (i papunuar). Krimbi i mëndafshit. Fije mëndafshi. Pëlhurë mëndafshi. Stof (fustan, shall) mëndafshi. Këmishë (shami) mëndafshi. Perde mëndafshi. Industria e mëndafshit. Vë mëndafsh rrit krimba mëndafshi me gjethe mani për të marrë fijet e fshikëzave të tyre. Tërheq mëndafsh hedh në ujë të nxehtë fshikëzat dhe u heq fijet duke formuar me to palëza.
  • 2. Pëlhurë e punuar me këto fije; ~E, ~ET dhe ~RA ~RAT; lloje të ndryshme pëlhurash të tilla. Fabrika e mëndafsheve. Dyqani i mëndafsheve. I veshur në mëndafsh.
  • 3. përd. mb. fig. bised. Shumë i butë e i lëmuar. Me flokët mëndafsh. I kishte faqet mëndafsh.
  • Gur mëndafshi (liri, leshi, pambuku) bised. shih te LESH,~I.