MËNYRË f.

  • 1. Lloj veprimi a tërësi veprimesh e mjetesh që përdoren për të bërë një punë a për t'ia arritur një qëllimi; forma si e qysh bëhet një punë a kryhet një veprimtari; rregullat që ndiqen për të bërë diçka. Mënyrë e re (e vjetër). Mënyra e parë (e dytë...). Mënyrë e drejtë (e gabuar). Mënyra të tërthorta (të njohura, të ulëta). Mënyra e qeverimit. Mënyrë e punimit (e përgatitjes, e prodhimit, e përpunimit). Mënyrat e luftimit. Mënyra e përdorimit të barnave (të aparatit). Ka disa mënyra. I tregoi mënyrën si bëhej. Përdori lloj-lloj mënyrash. Në ç'mënyrë e bëri (e shqiptoi, e tregoi, e priti, e përcolli)?
  • 2. Tërësia e veçorive të sjelljes a të veprimit të njeriut në raste të caktuara ose tërësia e veçorive të jetesës së tij. Mënyra e sjelljes (e jetesës). Mënyra e të folurit (e të ecurit, e të menduarit). Secili sipas mënyrës së vet.
  • 3. gjuh. Kategori gramatikore e foljes, që shpreh marrëdhëniet ndërmjet asaj që thuhet dhe realitetit nëpërmjet trajtash të veçanta që e japin veprimin a gjendjen si diçka që ndodh a është me të vërtetë, si mundësi, si dëshirë, si urdhër etj.; tërësia e trajtave të ndryshme që merr folja gjatë zgjedhimit sipas kohës, numrit e vetës. Mënyra dëftore (lidhore, kushtore, habitore, dëshirore). Kategoria gramatikore e mënyrës.
  • 4. Përdoret me parafjalën në përpara një mbiemri dhe formon me të togfjalësha me kuptim ndajfoljor sipas kuptimit të mbiemrit. Në mënyrë të përzemërt përzemërsisht. Në mënyrë shoqërore shoqërisht. Në mënyrë të veçantë veçanërisht. Në mënyrë rrënjësore rrënjësisht. Në mënyrë çnjerëzore. Në mënyrë të hapur haptazi. Në mënyrë të hijshme hijshëm. Në mënyrë ritmike ritmikisht. Në mënyrë revolucionare si revolucionar. Në mënyrë ushtarake ushtarakisht. Në mënyrë të egër egërsisht.
  • Me çdo mënyrë me çdo kusht, medoemos, patjetër. Në asnjë mënyrë kurrsesi. Në ç'mënyrë? si? Në këtë mënyrë kështu, pra. Në mënyrë që... përdoret si shprehje lidhëzore në fjalitë e varura qëllimore; me qëllim që. Mënyrë prodhimi ek. tërësia e marrëdhënieve në prodhim dhe e forcave prodhuese në një etapë të caktuar të zhvillimit të shoqërisë.