MËPARSHËM mb.

  • 1. Që ka qenë përpara diçkaje për të cilën flitet, që ka ndodhur para diçkaje tjetër; që është bërë e ka qenë herën e fundit. Mbledhja e mëparshme. Në numrin e mëparshëm të gazetës. Mësuesja e mëparshme. Vendimi (urdhri) i mëparshëm.
  • 2. Që i përket një kohe të kaluar, që ka qenë më përpara, i kaluar; që ka pasur më parë, i hershëm; i dikurshëm. Kohërat e mëparshme. Regjimet (qeveritë) e mëparshme. Veprimtaria e mëparshme e dikujt e kaluara e një njeriu. Shkrimet e mëparshme. Brezat e mëparshëm. Luftërat e mëparshme. Veshjet (zakonet) e mëparshme. Në trajtën e mëparshme.