mërgohem
MËRGOHEM vetv.
- 1. Largohem nga atdheu im për shkaqe politike, ekonomike etj. dhe vendosem përkohësisht a përgjithmonë në një vend të huaj, emigroj. U mërgua në një vend të huaj. Mërgoftë në dhe të huaj! mallk.
- 2. Largohem nga një vend e shkoj gjetkë. U mërgua nga shtëpia (nga fshati).
- 3. fig. Iki nga diçka, i largohem a i shmangem diçkaje. Mërgohem nga e liga (nga e keqja).
- 4. vet. veta III fig. Largohet, ikën, nuk kthehet më. Iu mërgua gjumi.