MËRZITSHËM mb.

  • Që të shkakton a të jep mërzi, që të mërzit; që nuk ka ndonjë gjë tërheqëse e mezi kalohet; i bezdisshëm. Njeri i mërzitshëm. Punë e mërzitshme. Vend i mërzitshëm. Lojë e mërzitshme. Libër i mërzitshëm. Bisedë e mërzitshme. Ditë të mërzitshme. U bë i mërzitshëm.


MËRZITSHËM ndajf.

  • Me mërzi. Rrinte mërzitshëm. Foli mërzitshëm. Punonte mërzitshëm.