MËSALLË f.

  • 1. edhe etnogr. Copë prej pëlhure, zakonisht me katrorë dhe e prerë si shami e madhe, që e vënë përpara si futë ose në prehër të ftuarit në dasmë etj. kur hanë bukë; futë, përparëse; copë e tillë që përdoret si peshqir. Mësallat e dasmës. Me mësallë përpara. Fshiu duart me mësallë.
  • 2. Mbulesë tryeze prej pëlhure të trashë e zakonisht me qëndisje, cilore. Mësallë e bardhë. Shtroj mësallën. E mbuloi me mësallë.
  • 3. Tryeza e bukës; sofra. Në krye të mësallës. U shtruan (u ulën) në mësallë.
  • 4. fig. bised. Darkë; gosti. I bëri një mësallë i shtroi një darkë.
  • 5. Napë djathi a gjize, kulluese. Mësalla e djathit.
  • Mësallë me dy faqe njeri që për të mbrojtur interesat e veta ndërron qëndrim e pikëpamje, njeri që ndryshe flet e ndryshe vepron, njeri me dy fytyra.