MËSHOJ kal. bised.

  • 1. Mbështet diku dorën, këmbën etj. dhe e shtyp vendin me të, i jap me forcë diçkaje. I mëshoi këmbës mbi dysheme. I mëshoj gazit të makinës. I mëshoi gishtit.
  • 2. jokal. Rëndoj mbi diçka a mbi dikë me tërë peshën; edhe fig. rëndoj. Mëshoi mbi dërrasat. Mëshuan mbi barkën nga njëra anë. I mëshoi ajo fjalë.
  • 3. I bie me forcë dikujt a diçkaje, e godas (edhe fig.). I mëshoi derës. I mëshoi një grusht kokës. U mëshoi çizmeve me kamxhik. I mëshoi rëndë.
  • 4. E përdor një vegël a mjet pune me tërë forcat, e lëviz a e përdor me të shpejtë, i jap me të gjitha fuqitë. I mëshoi kazmës (lopatës). I mëshoi kalemit (penës). U mëshoi rremave.
  • 5. I jap me forcë, ngre më lart (për zërin); fig. theksoj me forcë. I mëshoi zërit. U mëshoi fjalëve. U mëshuan tej mase dobësive të romanit.
  • 6. bised. Ha diçka me uri e në sasi të madhe; pi diçka me etje e në sasi të madhe; ha a pi diçka me tepri. I mëshoi bukës (mishit). I mëshoi rakisë.
  • 7. jokal. Anoj, prirem nga njëra anë. Barka mëshon djathtas.
  • 8. Pavet. e MËSHOJ.
  • I mëshoi dorës mbi dikë e goditi dikë fort me dorë a me pëllëmbë, e rrahu. Mëshoji vendit! keq. rri aty e mos fol! mos ndërhy! mbaj vendin!