mësyj
MËSYJ kal.
- 1. usht. Hidhem në sulm kundër armikut, bëj mësymje. Mësyj armikun. E mësynë befasisht. Mësyjnë si luanë.
- 2. fig. E sulmoj dikë a diçka me fjalë, me qortime, me vërejtje etj.; i sulem dikujt, i turrem. E mësynë të gjithë, s'i lanë gjë pa thënë.
- 3. Shkoj diku papritur; shkoj te dikush për t'i kërkuar ndihmë a për të bujtur, i vete në derë dikujt për diçka, i zë derën. Ia mësynë dy të panjohur në shtëpi. Ia mësyu fqinjit për një hall.