mëtoj
MËTOJ I kal.
- Kërkoj me këmbëngulje të bëhet diçka, të më plotësohet a të më pranohet diçka etj., kërkoj diçka sikur të ishte e drejta ime, pretendoj. Mëton shumë. Mëton me (pa) të drejtë.
MËTOJ II kal.
- 1. Dalloj a kuptoj diçka, vë re; e marr vesh, e zbuloj diçka pasi e kam gjurmuar a hetuar, e pikas, e nuhat (edhe fig.). E mëtoi vonë (shpejt). S'e mëtoi dot nga larg. E mëtoi se çfarë njeriu ishte. E mëtoi ku e kishte hallin.
- 2. Rregulloj, ndreq, qeveris. Mëtoi dhomën (shtëpinë). Mëtoi opingat.