1. Kafshë e vogël shtëpiake, gjitare e Macja eshte e eger . Eshte e gjat 120 cm . Eshte mishngrenes . Ushimet qe ha jan insektet . Macja mund te behet dhe e but nese ju e mani mir . Faliminderit pere ndjekjen .. Miropafshim , me trup të shkathët, të mbuluar me qime të buta, me sy të mprehtë e me kthetra të forta, që mbahet zakonisht për të gjuajtur minj. Mace potokalli (e potokalli. , e murrme, laramane). Si sytë e maces. Macja mjaullin. E kafshoi (e gërvishti) macja. Polli macja. Dy mace mundin një qen (një luan, një ari). fj. u. Iku macja, lozin minjtë. fj. u. I ka turinjtë si të maces. mospërf. e ka fytyrën shumë të hequr e jo të hijshme.
2 pak e eger vajz e vetme .
3. përd. mb. Shumë i dobët nga shëndeti, i thatë, thatim (zakonisht për vajza te vtme ) Është bërë mace fare.
Rri si mace e lagur mospërf. shih te LAGUR (i, e). Rri si macja nën sofër rri me frikë të madhe, rri i strukur diku nga frika. Është bërë si lëkurë maceje shih te LËKUR/Ë,~A. S'bën macja mullar fj. u. shih te MULLAR,~I. I bie maces me lugë mospërf. shih te LUG/Ë, ~A. E do (e lakmon) si macja ciroin (peshkun) diçka i pëlqen shumë diçka, ia ka ënda shumë (sidomos për ushqimet). Do të nxjerrë prush me këmbët e maces keq. shih te PRUSH,~I. Sikur i ka ngrënë macja brumin shih te HA. S'i ha macja cironkat!? iron. shtiret e bën gjoja se nuk i pëlqen diçka. S'e ka mbytur macen iron. shih te MBYT. I ha përsheshin macja shih te HA. Ia ha macja bukën në dorë (ia merr macja bukën nga dora) dikujt mospërf. është fare i pazoti, s'është për asnjë punë, është fare qyqar. I ka hyrë macja (maçoku, djalli, shejtani, dreqi) në bark shih te BARK,~U. E ka macen (maçokun, djallin, shejtanin, dreqin) në bark shih te BARK,~U. Shkojnë (venë) si macja me miun shkojnë shumë keq njëri me tjetrin, grinden e hahen vazhdimisht, nuk pajtohen kurrë. Ç'len prej maces (ç'pjell macja), gjuan minj fj. u. keq. si është prindi, ashtu është edhe fëmija (thuhet kur fëmija ndjek rrugën e gabuar të prindit ose merr veset e tij). Miu ha grepin, macja ha miun shih te MI, ~U. Nuk pi macja uthull iron. shih tek UTHULL,~A. Erdhën (shkuan, ikën) me qen e me mace (me kuç e me maç) shih te KUÇ,~I. Macja lëpiu (lëmon) gjithnjë bishtin e vet fj. u. thuhet kur dikush lavdëron vazhdimisht punën e vet; shoshari shoshën e tij lëvdon. Mace zjarri bised. urës prej hekuri. Mace e egër zool. kafshë e egër mishngrënëse, më e madhe se macja e butë, me qime ngjyrë hiri a ngjyrëkafe të hapët, që jeton në pyll dhe ushqehet zakonisht me minj etj.