MADHËRISHËM mb.

  • 1. Që ka veti shumë të shquara dhe të mahnit me madhështinë e vet, të bën ta admirosh e ta nderosh; që shquhet për madhërinë e vet; madhështor. Muzikë e madhërishme. Art i madhërishëm. Bukuri (pamje) e madhërishme. Vepër e madhërishme.
  • 2. Që ka rëndësi të madhe historike; shumë i shënuar; madhështor. Ditë e madhërishme.
  • 3. si em. ~ME, ~MJA (e) f. vet. nj. filoz. Veti e cilësi e sendeve a e dukurive të natyrës e të shoqërisë, që u përgjigjen në mënyrën më të plotë, në shkallën më të lartë ose me përmasa e me forcë të jashtëzakonshme idealeve tona shoqërore e estetike; të qenët i madhërishëm. E madhërishmja dhe e bukura. E madhërishmja dhe heroikja.