MADHËSHTOR mb.

  • 1. Që ka vlerë a rëndësi shumë të madhe, që ka veti e cilësi shumë të shquara; që ka pamje të mrekullueshme, përmasa të jashtëzakonshme e shkëlqim të veçantë dhe të mahnit me bukurinë e vet; i madhërishëm. Pamje madhështore. Ndërtesë (vepër) madhështore. Program (plan) madhështor. Veshje madhështore. Parakalim madhështor. Festë (drekë) madhështore.
  • 2. keq., vjet. Që mbahet më të madh, kryelartë. Njeri madhështor.
  • 3. si em. ~E, ~JA f. Të qenët madhështor; diçka madhështore; madhështi. Madhështorja dhe heroikja. E zakonshmja dhe madhështorja.
  • 4. si em. ~, ~I m. ~Ë, ~ËT keq., vjet. Ai që mbahet më të madh, kryelarti. Qëndrim prej madhështori.