madhësi
MADHËSI f.
- 1. Vëllimi i një trupi a përmasat e diçkaje; shtrirja e një sendi në hapësirë. Madhësia e një trupi (e një sendi). Madhësia e sheshit (e oborrit). Madhësia e fshatit (e qytetit, e rrethit, e krahinës, e shtetit). Madhësia e liqenit (e detit, e oqeanit, e lumit). Madhësia e këmbës (e kokës). I mati madhësinë.
- 2. spec. Gjithçka që mund të matet ose të njehsohet. Madhësi fizike (gjeometrike, algjebrike). Madhësi e ndryshueshme (e pandryshueshme). Madhësi e njohur. Madhësi të barabarta. Madhësia e forcës. Madhësia e një këndi.