magnetizëm
MAGNETIZËM m.
- 1. Vetia e magnetit, tërësia e dukurive të ndryshme magnetike. Magnetizëm pozitiv (negativ). Magnetizëm i përhershëm. Magnetizmi i Tokës fusha magnetike e Tokës. Humbja e magnetizmit.
- 2. Degë e fizikës që studion vetitë e trupave magnetike. Zhvillimi i magnetizmit.
- 3. fig. libr. Forca tërheqëse e madhe që ushtron dikush mbi dikë tjetër; joshje e fuqishme.