MAHI I f. ndërt.

  • Secila nga gërshërëzat anësore të çatisë së një ndërtese, që shkojnë nga streha në kulm. Shtëpia ka katër mahi.


MAHI II f.

  • Pezmatim, malcim i një plage, mahisje. Mahia e plagës.


MAHI III f.

  • Shaka; shpoti, qesëndi. Mahi e hollë. Bën mahi. E ka me (pa) mahi. Si për mahi.