MAHNITSHËM mb.

  • Që të shkakton habi shumë të madhe, që të lë me gojë hapur, mahnitës. Pamje (bukuri) e mahnitshme. Forcë e mahnitshme. Mendje e mahnitshme. Përparime (ndryshime) të mahnitshme. Zhvillim i mahnitshëm. Ka një durim të mahnitshëm.