MAJË f.

  • 1. Skaji më i hollë dhe i mprehtë i diçkaje, pjesa e diçkaje që vjen si thumb. Maja e shpatës (e thikës, e bajonetës, e gjilpërës, e turjelës). Maja e gozhdës. Maja e hostenit (e hurit, e shkopit). Majë pene pjesa e metaltë e penës për të shkruar. E bëj me majë diçka e mpreh. I bëj majën lapsit e mpreh që të shkruajë.
  • 2. Pjesa e fundit e diçkaje, që vjen e zgjatur dhe më e hollë a më e ngushtë; skaji i fundit të diçkaje. Maja e gishtit. Maja e hundës. Maja e gjuhës. Këpucë me maja. Gur me majë. Eci në majë të gishtërinjve.
  • 3. Pjesa më e lartë e një mali, e një druri, e një trupi etj., që vjen më e ngushtë nga pjesa tjetër; pjesa e sipërme e diçkaje. Maja e malit (e kodrës). Maja e kullës (e çatisë). Maja e pemës (e mullarit). Maja e kësulës. Maja e kokës çaçka e kokës. Hipi (u ngjit) në majë. Pa hipur në majë nuk mund të shohësh luginën. fj. u.
  • 4. tekst. Filli zakonisht më i hollë që vihet për së gjati pëlhurës, qilimit etj. Maja e pëlhurës. Indi dhe maja.
  • 5. fig. bised. Pika më e lartë e diçkaje, kulmi. Drejt majave më të larta të diturisë.
  • 6. fig. Pjesa më e mirë a më e zgjedhur e diçkaje; ajkë. Maja e miellit. Maja e djalërisë.
  • Bën majë shih te BËJ. Bëri majë anija sapo filloi të duket larg në det (duke ardhur). Në fund e në majë (në krye) shih te FUND,~I. Ind e majë shih tek IND,~I. S'është as për ind as për majë shih tek IND,~I. Është vetë ind e vetë majë shih tek IND,~I. I dha majë (fill, rrugë) punës shih te FILL,~I. S'i jep majë diçkaje edhe poh. shih te JAP. E nxjerr në majë diçka ia dal mbanë një pune, e mbaroj, e çoj deri në fund; i jap rrugë diçkaje, e zgjidh. I vuri majën diçkaje e çoi deri në fund, e mbaroi, i vuri kulmin. S'i gjen majë vetes është në hall të madh, ndodhet ngushtë, s'di nga t'ia mbajë. Është mbushur me majë (majë më majë) është mbushur plot, sa nuk nxë më; është mbushur buzë më buzë (për një enë etj.). Është në majë të kalit dikush i ka punët shumë mirë, është kaluar. Ha (merr) majë më majë ha pak nga të gjitha, sa e prek pak (gjellën). I përgjigjet majë për majë i përgjigjet aty për aty, i përgjigjet flakë për flakë; ia kthen fjalën në çast. Shkojnë majë më majë (majë e brisk) shkojnë shumë keq njëri me tjetrin, shkojnë thikë e brisk. I kanë (i kanë vënë, i mbajnë) gjilpërat majë më majë shih te GJILPËR/Ë,~A. S'vihen dy gjilpëra majë më majë fj. u. shih te GJILPËR/Ë,~A. Kam (marr, jap, ha) një majë gishti kam shumë pak, një çikë. Shpëtoi për majë të gjilpërës (për një majë gjilpëre) shih te GJILPËR/Ë,~A. Është sa një majë gjilpëre është shumë i vogël. Është si maja e gjilpërës (është gjilpërë) shih te GJILPËR/Ë,~A. Fill e në majë të gjilpërës (majë gjilpëre, fill e gjilpërë) shih te GJILPËR/Ë,~A. S'të jep as një majë gjilpëre (as një majë thoi) s'të jep asgjësend, është shumë dorështrënguar. S'të jep as sa maja e gjilpërës (as sa maja e thoit) s'të jep fare, s'të jep asnjë thërrime. S'ke ku të hedhësh (as) majën e gjilpërës (mollën) shih te HEDH. Shkova në majë të briskut shih te BRISK,~U. Fle në majë të dëllinjës shih te DËLLINJ/Ë,~A. E vuri në majë të dyfekut dikë shih te DYFEK,~U. E di (e njoh) në majë të gishtave shih te GISHT,~I. Eci në majë të gishtave shih te GISHT,~I. E sjell (e luan) në majë të gishtit (të gishtave) dikë shih te GISHT,~I. S'e vë as në majë të gishtit dikë shih te GISHT,~I. E ka në majë të gjuhës (përgjigjen, fjalën) shih te GJUH/Ë,~A. Në majë të gjuhës e kam diçka shih te GJUH/Ë,~A. E kam në majë të hundës dikë a diçka keq. shih te HUND/Ë,~A. I ka lotët në majë të syrit shih te LOT,~I. E ka arsyen në majë të shpatës shih te SHPAT/Ë,~A. E ka mendjen majë kësulës (në majë të qeleshes) shih te KËSUL/Ë,~A. I ka mendtë majë thanës shih te THAN/Ë,~A. Kapardisej (krekosej) si gjeli (si kaposhi, si këndesi) majë plehut shih te GJEL,~I. E vë (dikë a diçka) në majë të gjilpërës e vë në dukje më të madhe që ta shohin a ta marrin vesh të gjithë. Ia vuri majën mullarit shih te MULLAR,~I. E ka kapur nga majat e flokëve shih te FLOK,~U. Janë në majë e në puç janë në grindje njëri me tjetrin, shkojnë shumë keq njëri me tjetrin. Shkon në majë e në bisht shih te BISHT,~I. I ka sytë me majë i ka sytë shumë të mprehtë, sheh shumë mirë. I arrijnë sytë gjer te maja e hundës keq. shih te HUND/Ë,~A. I erdhi (shpirti) në majë të hundës (në fyt) shih te HUND/Ë,~A. Më ka ardhur qumështi i nënës në majë të hundës shih te HUNDË,~A. Më ka hipur në majë të kokës dikush a diçka më ka mërzitur e më rëndon shumë, mezi po e duroj, nuk e duroj dot më. I doli huri në majë të kokës shih te HU,~RI. E lau me majë të gishtit një punë e bëri shkel e shko, sa për të kaluar radhën. Kur të hipë gomari (derri) në majë të fikut (në fik) thjeshtligj. shih te GOMAR,~I. Nga maja e flokut te thonjtë e këmbëve shih te FLOK,~U. Është tri në degë e dy në majë dikush shih te DEG/Ë,~A. Nuk ka majë pa rrëzë fj. u. shih te RRËZ/Ë,~A I. Drapri në thes (brenda) e maja jashtë shih te DRAP/ËR,~RI. Breshri e rreh e hunda me majë iron. shih te HUND/Ë,~A. Vëri majat (gishtat) nga (ke) thembrat! iron. shih te THEMB/ËR, ~RA. Një thumb njëqind herë ta rrahësh, një majë nxjerr fj. u. shih te THUMB,~I.


MAJË parafj.

  • Përdoret së bashku me një emër në rasën rrjedhore për të treguar vendin në majë a sipër një sendi ku ndodhet dikush a diçka ose ku bëhet një veprim. Hipi majë fikut. Ecte majë çatisë. E vuri majë kokës. Rrinte majë kalit.