majdanoz
MAJDANOZ m. bot.
- Bimë barishtore, që mbillet në kopshte, me kërcell të butë e të hollë, me gjethe të vogla e pak të çara, të cilat kanë erë të këndshme e përdoren si erëza në gjellë të ndryshme. Tufë me majdanoz. Supë (sallatë) me majdanoz. Era e majdanozit.
- Në çdo gjellë majdanoz iron. thuhet kur dikush, me vend e pa vend, merr pjesë në të gjitha punët a çështjet ose kur diçka përdoret për shumë punë edhe kur s'është nevoja.