majm
MAJM kal.
- 1. E ushqej mirë një kafshë a një shpend që të vërë mish e dhjamë (zakonisht për ta therur), e ngjall, e shëndosh shumë. Majm derrat. Majm pulat (patat, rosat).
- 2. E bëj më pjellore tokën, duke i hedhur pleh etj., e shëndosh.
- 3. fig. bised., keq. E pasuroj dikë duke i dhënë mall e para, i krijoj mundësi a i jap rast të fitojë shuma të mëdha, e pasuroj shumë. E majmi me para (me të mira). Lufta i majm kapitalistët.