majmë
MAJMË as.
- 1. Të qenët i majmë, majmëri (për kafshët e për njerëzit). U sëmur (e ka) nga të majmët.
- 2. fig. bised. Jetesë me të gjitha të mirat; e mira, bollëku. U tërbua nga të majmët (së majmi). Qan nga të majmët (së majmi) qan (ankohet) nga e mira, qan kot.
MAJMË mb.
- 1. Që është ushqyer mirë dhe ka vënë mish e dhjamë; i dhjamur, i ngjallur, i shëndoshur shumë. Lopë (dhi, pulë) e majme. Qengj i majmë. Mish i majmë.
- 2. Pjellor, i shëndoshë, që prodhon shumë (për tokën). Tokë e majme. Vend i majmë.
- 3. fig. bised., keq. Që ka vënë shumë pasuri, pasanik. Shtresat e majme.
- 4. fig. bised. Shumë i madh (për shuma të hollash a për të ardhurat). Rrogë e majme. Shumë e majme. Fitim i majmë. Shpërblim i majmë.
- Flet fjalë të majme flet fjalë të mëdha. Pula e botës duket më e majme fj. u. iron. shih te PUL/Ë,~A. Zorra e majme bised. zorra e trashë.