majmem
MAJMEM vetv.
- 1. Vë mish e dhjamë duke u ushqyer mirë; ngjallem, shëndoshem shumë.
- 2. fig. bised., keq. Pasurohem shumë, fitoj shumë para dhe vë kapital. U majm me para. Majmen kapitalistët në kurriz të punëtorëve.
- 3. vet. veta III fig. bised. Fryhet, zmadhohet; trashet. S'duhet lënë e keqja të majmet.
- 4. Pës. e MAJM.
- S'majmet (s'shëndoshet) kau ditën që do të theret fj. u. shih te KA,~U.