maksimal
MAKSIMAL mb. libr.
- 1. Më i madhi a më i larti ndër të tjerët në një shkallëzim të caktuar, i shkallës më të sipërme a i cakut më të tejmë, i madh, i lartë a i tillë sa më s'bëhet; kund. minimal. Lartësia maksimale. Temperatura maksimale. Kufiri maksimal. Shpejtësia (fuqia) maksimale. Ngarkesa maksimale. Kërkesat maksimale. Bëri përpjekje maksimale.
- 2. si em. ~E, ~JA f. Caku më i lartë i diçkaje, kufiri më i sipërm; kund. minimale. Maksimalja e të ardhurave. Nga maksimalja te minimalja.