MALËSOR m.

  • Banor i malësisë ose ai që e ka prejardhjen nga malësia. Malësorët shqiptarë. Malësorët trima. Malësorë e fusharakë. Djalë malësori. Besë (fjalë) malësori. Kryengritjet e malësorëve kundër pushtuesve.


MALËSOR mb.

  • Që banon në malësi ose që e ka prejardhjen nga malësia; që ka të bëjë me malësinë ose me malësorët, i malësisë ose i malësorëve; që është karakteristik për malësorët; që është krijuar nga malësorët. Nënë malësore. Popull malësor. Veshje malësore. Zakon malësor. Mikpritje malësore.