MALOR mb.

  • 1. Që është mal; që ka male; që ndodhet në mal e që kalon nëpër male; i malit ose i maleve. Krahinë (tokë, zonë) malore. Vend malor. Kooperativë malore. Rrugë malore rrugë në mal, e përpjetë e me shumë kthesa. Rreth (qytet, fshat) malor. Luginë malore. Klimë malore. Burime malore.
  • 2. Që rron, rritet ose bëhet në male (për bimët ose kafshët). Bimë malore. Drurët malorë. Thëllëzë malore.
  • 3. usht. Që është i përshtatshëm për krahinat malore, që vepron në male, i malit. Artileri malore.