MANOVËR f.

  • 1. usht. Lëvizja e forcave ushtarake ose e anijeve në fushën e betejës për t'i dhënë armikut një goditje sa më të fortë. Manovër e shkathët. Manovër rrethimi (për krahëmarrje). Drejtimi (organizimi) i manovrës.
  • 2. kryes. usht. Veprime taktike luftimi të trupave të ndryshme ushtarake në kohë paqeje, që bëhen për të rritur përgatitjen luftarake dhe gatishmërinë e tyre. Manovra ushtarake (tokësore, detare, ajrore). Manovrat e dimrit (e pranverës). Manovra të mëdha manovra me pjesëmarrjen e të gjitha llojeve të armëve.
  • 3. fig. libr. Veprim i shkathët ose mënyrë e tërthortë e dredharake që përdoret për t'ia arritur një qëllimi të caktuar. Manovër e hollë. Manovër politike (demagogjike). Bën manovra.
  • 4. hek., det. Tërësia e veprimeve që bëhen për të lidhur e për të zgjidhur vagonët e një treni ose për të nxjerrë një tren a një anije në drejtimin e duhur. Lokomotiva e manovrës.