manovrim
MANOVRIM m.
- 1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve MANOVROJ, MANOVROHET. Manovrim i shpejtë. Manovrimi i trupave (i forcave) ushtarake.
- 2. kryes. fig. libr. Veprime të shkathëta ose mënyra të tërthorta e dredharake që përdor dikush për t'ia arritur një qëllimi ose për t'ia dalë në krye një pune, lëvizje të shkathëta; manovër. Bëri manovrime. Shpëtoi me manovrime.