mantel
MANTEL m.
- 1. Veshje e sipërme si pelerinë, e gjatë deri nën gju dhe zakonisht me mëngë; pelerinë. Mantel i gjatë (i zi, i bardhë). Mantel grash (burrash). Hodhi mantelin krahëve.
- 2. fig. Diçka e jashtme që shërben për të mbuluar a për të fshehur të vërtetën. Nën mantelin e «miqësisë». Imperialistët veshin mantelin e demokracisë. I heq (i gris) mantelin e paqes.