MANUAL m.

  • Libër doracak që përmban në mënyrë të përmbledhur njohuritë themelore të një fushe të caktuar të shkencës, të teknikës ose të artit; tekst mësimor. Manual mësimor (shkencor, teknik). Manuali i filozofisë (i fizikës, i kimisë, i zooteknisë, i mjekësisë, i vizatimit).