MARATONË f.

  • 1. sport. Garë vrapimi e gjatë 42 kilometra e 195 metra. Kampionati kombëtar i maratonës. Gara e maratonës. Fitues i maratonës.
  • 2. fig. libr. Bredhje e gjatë nga një vend në tjetrin për t'ia dalë në krye një pune; punë që kërkon përpjekje të shumta e kohë të gjatë. Maratonë diplomatike. Maratona e zgjedhjeve presidenciale.