marenë
MARENË f. bot.
- Shkurre që rritet në toka të lagështa, me gjethe të holla, të tulta e përherë të gjelbra, me lule në ngjyrë të vjollcës në të bardhë që i varen si vile dhe me dru të rëndë që përdoret për zjarr. Lule marene. Nxeh furrën me dru marene.
- S'bëhet lundra me dru marene fj. u. s'vlen për një punë të caktuar, s'bëhet bukë me krunde (për një njeri ose për diçka pa vlerë).