margaritar
MARGARITAR m.
- 1. Gur i çmuar i rrumbullakët, me shumë shkëlqim e me ngjyrë zakonisht të bardhë si të qumështit, që gjendet brenda guaskave të disa butakëve të detit; perlë. Margaritar i vërtetë (natyror, artificial). Unazë me margaritar. Gjerdan margaritarësh. Si margaritar.
- 2. fig. Diçka e rrallë dhe me shumë vlerë; diçka me bukuri të jashtëzakonshme. Margaritar i letërsisë (i artit). Margaritar i natyrës. Saranda është margaritar i rivierës shqiptare.