MARKË I f.

  • Njësia monetare bazë e Gjermanisë dhe e Finlandës; monedhë që ka këtë vlerë. Marka gjermane. Marka finlandeze.


MARKË II f.

  • 1. Shenjë dalluese që u vihet prodhimeve të ndryshme për të treguar llojin, cilësinë dhe ndërmarrjen ose vendin ku janë prodhuar; prodhim i një fabrike, i cili mban një shenjë të tillë dhe që ka cilësi e tipare të caktuara; fabrika a uzina që prodhon një mall e që vlerësohet nga cilësia e tij. Marka shqiptare. Markë e njohur (e mirë). Me markë të huaj. Marka e fabrikës (e uzinës). Marka e stofrave (e makinave). Mall pa markë. I vë markën. I ç'marke është? Mbrojnë markën e vet.
  • 2. fig. bised., keq. Njeri çfarëdo, dikush; lloj, farë (për njerëzit). E njohim se çfarë marke është ai.