marrosem
MARROSEM vetv.
- 1. Luaj nga mendtë, bëhem i marrë, shkalloj, çmendem. U marros nga dëshpërimi. Ç'bën ashtu, mos u marrose?
- 2. fig. Bëhem si i marrë, tërbohem (nga inati etj.); luaj mendsh, çmendem. Po marrosej nga inati. U marros nga gëzimi. U marros kur e pa.
- 3. fig. E dua dikë a diçka jashtë mase, lë mendtë pas dikujt a diçkaje; jepem tepër pas dikujt a pas diçkaje. Marroset pas fëmijëve (pas muzikës, pas sportit).