MARSHOJ jokal.

  • 1. Eci me hap të rregullt zakonisht sipas ritmit të një marshi (për ushtarë, sportistë etj.). Marshojnë ushtarët (sportistët, nxënësit).
  • 2. usht., sport. Bëj një marshim. Marshon batalioni (brigada). Marshojnë nëpër male.
  • 3. fig. Arrij përparime të mëdha e të shpejta në një fushë të caktuar të veprimtarisë shoqërore, eci përpara, përparoj. Marshojmë drejt fitoreve të reja. Populli shqiptar marshon gjithnjë përpara.